Sekretarja e Thesarit e ShBA-së, Janet Yellen, këmbëngul se sistemi bankar i vendit është "shëndosh", derisa tregjet e aksioneve vazhdojnë të rimëkëmben.
Ajo ka thënë së Senat se "amerikanët mund të ndihen rehat që depozitat e tyre do të jenë aty kurdo që atyre ju nevojiten".
Rregullatorët amerikanë janë detyruar që t'i shpëtojnë dy banka së fundmi, duke nxitur frikën e investitorëve që huadhënësit e tjerë mund të përballen me probleme, raporton BBC, transmeton KlanKosova.tv.
Tregjet në Mbretërinë e Bashkuar dhe Evropë u rimëkëmbën më herët të enjten pasi gjiganti bankar me probleme 'Credit Suisse' njoftoi brenda natës se siguroi një shpëtim prej 45 miliardë funta nga Banka Qendrore e Zvicrës.
Frika se emetimet e 'Credit Suisse' mund të shkaktojnë një krizë më të gjerë bankare, i kishte bërë tregjet e aksioneve të bien të mërkurën.
Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber.
BONUS: Merreni aplikacionin tonë në
Android dhe
iOS.
●●●
LSHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek ekonomi dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.