Denver Nuggets ka kthyer epërsinë në 2:1 ndaj Oklahoma City Thunder në serinë gjysmëfinale të Konferencës Perëndimore në Plejofin e NBA-së.
Madje, u desh shtesa për ta vendosur fituesin sepse koha e rregullt përfundoi, 104:104.
Një herë kampionët e kësaj gare triumfuan 113:104 falë 27 pikëve të Jamal Murrayt dhe 22 sosh të Aaron Gordonit i cili sërish ishte vendimtar, pasi dha treshen e barazimit në çerekun e katërt.
Jalen Williams i OKC-së ishte pikëshënuesi më i mirë në ndeshje me 32, që dolën të jenë të pamjaftueshme për fitore.
https://www.youtube.com/watch?v=IbewPqZH5bg&t=14s
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.