Elizabeta Nuredini e kishte urdhëruar fëmijën e saj që të kërkoj lëmoshë dhe për këtë arsye Gjykata Themelore e Gjilanit e ka dënuar me 1 vit burgim me kusht për tri vite, si dhe në shumë të hollave prej 100 eurove.
11.06.2015 · përditësuar para 4069 dite1 min lexim
Pas lëshimit të urdhër arrestit më 16.03.2015, për të akuzuarën Elizabeta Nuredini ajo është ndaluar me datë 09.06.2015, në pikën kufitare në Vërmicë. Kjo ishte e akuzuar për veprën penale “keqtrajtimi apo braktisja e fëmijës”, raporton rajonipress.
Të mërkurën gjyqtari i Departamentit të Përgjithshëm, Agim Ademi ka nxjerrë Aktgjykim për të akuzuarën, me këtë rast e ka dënuar 1 (një) vit burgim me kusht për 3 (tre) vite, si dhe në shumë të hollave prej 100 (njëqind) Euro.
Elizabeta kishte urdhëruar fëmijën e vet të kërkoj lëmosh.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
AB
SHKRIMI NGA
A. BA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.