10.04.2017 · përditësuar para 3400 dite1 min lexim
Një ndër yjet kryesorë të Barcelonës, Neymar, do të mungojë në ndeshjen kundër Real Madridit që zhvillohet këtë muaj, për shkak të pezullimit, njofton Klan Kosova.
Neymar është larguar me karton të kuq, në humbjen që Barcelona e pësoi 2-0 nga Malaga.
Gjithsesi, gjigantët nga Katalunia e kundërshtuan këtë vendim dhe shpresonin se do të ndryshohet ai, dhe Neymar do të jetë i disponueshëm për ndeshjen shumë të rëndësishme - El Clasicon e 23 prillit.
Por, një gjë e tillë nuk ka ndodhur, pasi ankesa e Barcelonës nuk ka bërë punë dhe Neymar do të mungojë megjithatë dy ndeshjet e ardhshme.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.