Lajmet e fundit
Dzhokhar Tsarnaev, njëri nga dy vëllezërit përgjegjës për bombat që patën shpërthyer në Boston është dënuar me vdekje.

Juria amerikane e Bostonit ka dënuar me vdekje njërin nga dy vëllezërit atentatorë. Dzhokhar Tsarnaev është shpallur fajtor për rolin e tij në gjakderdhjet e shkaktuara pas bombave artizanale të shpërthyera.
Verdikti është lexuar në një gjykatë amerikane. Tsarnaev u ndëshkua me dënimin kapitel për shkak të 17 akuzave që rëndojnë mbi të për rolin që pati në ngjarjen e 15 prillit 2013, ku mbetën të vdekur shumë viktima, si dhe u plagosën 240 të tjerë, 17 prej të cilëve me gjymtyrë të humbura.
Përpara vendimit, juria bëri disa pyetje, të cilat duheshin lexuar me zë, gjatë të cilave u përfshi edhe konfirmimi i moshës së Tsarnaev, faktorët që e çuan në atë veprim, si dhe faktorë të tjerë rëndues që detyronin jurinë të merrte ndoshta edhe vendimin me dënim maksimal.