Lajmet e fundit

Një gjykatë në Turqi e ka dënuar kryebashkiakun e Stambollit me më shumë se dy vjet e gjysmë burg për fyerje të zyrtarëve publikë në një fjalim.
Ekrem Imamoglu u akuzua për vepër penale pasi tha se ata që anuluan zgjedhjet lokale në vitin 2019 ishin "budallenj".
Imamoglu, 52-vjeçar, mundi një kandidat nga AK, partia e presidentit turk, Rexhep Tayip Erdogan, për të marrë postin e bashkisë së qytetit.
Dënimi i tij mund ta largojë atë nga mbajtja e posteve politike ose të kandidojë në zgjedhjet presidenciale të vitit të ardhshëm.
Imamoglu, shihet si një nga kandidatët më të fortë të opozitës për të përballur Erdoganin në zgjedhjet që pritet të mbahen deri në qershorin e vitit të ardhshëm, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.