Lajmet e fundit

Një kamermane e cila është xhiruar duke goditur refugjatët në afërsi të kufiri t Hungari-Serbi është dënuar nën akuza për shkelje të paqes, transmeton Klan Kosova.
Kamermanja e televizionit hungarez tri herë ka shqelmuar refugjatët të cilët po tentonin të thyejnë kordonin e policisë te qendra e pranimit në Reske të Hungarisë.
Në xhirimin e televizionit N1TV shihet se si policia e arritën ta zënë njerun me fëmijë pasi që xhiruesja e ka rrëzuar.
Pas këtij veprimi Laszlo u shkarkua nga kanali televiziv N1TV pas veprimeve të saj të cilat bënë bujë në rrjetet sociale.
Ajo më vonë ka kërkuar falje duke thënë se ajo kishte bërë këtë veprim në moment paniku.
Laszlo gjithashtu tha se jeta e saj ishte shkatërruar pas këtij incidenti.