24.10.2017 · përditësuar para 3204 dite1 min lexim
Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës Isa Mustafa është dënuar me 3 mijë e 300 euro gjobë për përfshirjen e fëmijëve në fushatën zgjedhore.
Vendimi për dënimin është marrë nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, pas ankesës së BIRN.
Sipas vendimit të PZAP-it Mustafa shkeli kodin zgjedhor kur në postimin e tij të datës 17 tetor në profilin e tij të Facebook publikoi fotografi me fëmijë të cilët mbanin bluza me mbishkrimin Lidhja Demokratike e Kosovës, shkruan kallxo.com
Fushata zgjedhore për zgjedhjet komunale 2017-ës është shoqëruar me shumë shkelje të kodit të zgjedhjeve nga ana e partive politike.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
AB
SHKRIMI NGA
A. BA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.