Lajmet e fundit
Mesfushori spanjoll nuk do të mund ta vozisë automjetin e tij për gjashtë muaj.

Cesc Fabregasit nuk po i bëhet më e lehtë jeta, aspak.
Dirixhenti i Chelseat, që po vuan një fillim dëshpërues të skuadrës këtë fillim-sezon të Premier Ligës, është dënuar nga drejtësia angleze.
Gjykata e ka dënuar mesfushorin me gjashtë muaj heqje të së drejtës së vozitjes pasi e ka kapur duke tejkaluar shpejtësinë teksa po voziste makinën e tij Aston Martin Vintage.