Lajmet e fundit
Janë dënuar dhjetë persona për shpërthimin e vitit 2006 në shtatë trena në kryeqytetin e Indisë, Mumbai.

Gjykata indiane i ka shpallur të fajshëm 12 persona të dyshuar, ndërsa një është liruar nga akuzat, lidhur me shpërthimin e vitit 2006 në një nga trenat e Mumbait që pati lënë të vdekur 187 persona, transmeton Klan Kosova.
Në vitin 2006 një seri shpërthimesh, në një afat kohor prej 11 minutash, patën tronditur kryeqytetin e Inidsë, Mumbai. Veç të 187 të vdekurve, mbi 700 ishin lënduar nga shtatë bombat që reagojnë në presion të vendosura në shtatë trena të ndryshëm.