Lajmet e fundit

Në gjykatat themelore të Kosovës vetëm gjatë vitit 2014 numri i të akuzuarve të mitur ka qenë 1 555 veta, ndërsa 840 prej tyre janë dënuar.
Këto të dhëna u bën të ditura në raportin “Statistikat e Jurisprudencës për Persona të Mitur 2014” të publikuar nga Agjencia e Statistikave të Kosovës
Sipas rezultateve të dala nga ky publikim, numri më i madh i të akuzuarve kanë qenë në Gjykatën Themelore të Prishtinës me gjithsej 428 persona.
Ndërkaq, krahasuar me vitin 2013, numri i personave të dënuar ka shënuar rritje për 54 persona, ose shprehur në përqindje për 6.9%, transmeton Klan Kosova.