Lajmet e fundit

Aktorja Denise Richards është duke pretenduar se ish burri i saj, Charlie Sheen, e ka dëbuar atë nga shtëpia të cilën e kishte blerë për të dhe familjen e tyre.
Sipas TMZ-së, Sheen, e ka shitur shtëpinë të cilën ia kishte premtuar dy vajzave të tyre, Samit dhe Lolas, transmeton Klan Kosova.
Ai madje i ka dëbuar Richards dhe fëmijët nga shtëpia në shtator të vitit të kaluar, pa ia siguruar një vendbanim tjetër.
Aktorja është duke i kërkuar dëmshpërblim prej 1.2 milionë dollarësh për të blerë një shtëpi të re, kurse Sheen këtë gjë e sheh vetëm si përpjekje “të dëshpëruar që të fitojë para”.