Një njeri nga Karolina Jugore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është dënuar me burgim të përjetshëm pasi kishte shpërthyer për vdekje një student të inxhinierisë nga Arabia Saudite, të cilin e kishte takuar pasi viktima kishte postuar online se shiste veturën, shkruan Retures, njofton Klan Kosova.
Trupi i viktimës, Abdullah Abdullatif Alkadi, 23 vjeçar, ishte gjetur pranë një autostrade në shkretëtirën e qytetit Indio, rreth 200 kilometra në lindje të Los Angelosi-it në tetor të vitit 2014, pas një muaji që ishte shpallur i zhdukur.
Alkadi, një student në Universitetin Shtetëror të Kalifornias ishte parë në banesën e tij për herë të fundit me 17 shtator.
Autoritet kanë thënë se vrasësi, Agustin Rosendo Fernandez, 30 vjeçar, e kishte shpërthyer Alkadin pikërisht atë ditë kur kishte shkruar tek shtëpia e viktimës për të blerë veturën Audi A5 të cilën Alkadi po e shiste për 35.000 dollarë.
Fernandez, është gjetur fajtor për vrasje të shkallës së parë. Juria po ashtu e ka gjetur fajtor për vrasje gjatë grabitjes, fajtor për vrasje gjatë vjedhjes së veturës (lënë e veçantë e njohur si ‘carjacking’) si dhe fajtor për posedim dhe përdorim të armëve vdekjeprurëse, shkruan Reuters, njofton Klan Kosova.
Fernandez, sipas vendimit të së premtes, do të jetë banorë i burgut deri në fund të jetës së tij, sepse ai nuk ka të drejt as ta apelojë vendimin.
klankosova.tv