Amnesty International i ka bërë thirrje autoriteteve iraniane që të mos e ekzekutojnë gruan 22 vjeçare e cila akuzohet për vrasjen e burrit të saj kur ishte 17 vjeçe.
Zeinab Sekaanvand është dënuar me vdekje dhe ajo do të varet me 13 tetor, por Amnesty International e ka përshkruar këtë si “një gjykim të padrejtë”.
Sekaanvand ishte arrestuar në shkurt të vitit 2012 për vrasjen e burrit të saj, me të cilin ishte martuar kur ishte vetëm 15 vjeçe, transmeton Klan Kosova.
Ajo ishte rimartuar në burg dhe kishte mbetur shtatzënë e për këtë arsye ishte shtyrë vendimi për ekzekutimin e saj.
Por meqë ajo lindi një foshnje të vdekur më 30 shtator, gjykata ka vendosur që ajo duhet të varet sa më shpejtë.
Sipas Amnesty International, nuk kohën kur Sekaanvad ishte arrestuar u mbajt në stacionin e policisë për 20 ditë ku edhe u rrah nga policët.
Ajo ka pranuar se e kishte vrarë burrin pasi ai kishte ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj saj dhe kishte refuzuar kërkesën e saj për divorc.
●●●
DGSHKRIMI NGA
Donika Gashi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.