Lajmet e fundit

Ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Dendias, ka thënë se Greqia mbështet plotësisht procesin e Dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, njofton Klan Kosova.
Pas takimit me homologen e tij Donika Gërvallën, ai inkurajojë dy shtetet që të gjejnë një zgjidhje të përbashkët e cila sipas tij do të stabilizonte të gjithë rajonin.
“Greqia mbështet dialogun. Kjo do të sillte gjithë rajonin më afër familjes evropiane. Jemi në kontakt me Lajçakun dhe Greqia në mënyrë aktive mbështet punën e tij”.