Lajmet e fundit

Piktura e bërë në muri nga artistët e Gjakovës dy muaj më parë, e që kishte mesazhin “Shpreh Dashni”, u fshi.
Këtë dëmtim të muralit e bëri pronari i lokalit që ndanë të njëjtin mur, ku ishte realizuar vepra artistike, dhe pretendon se murali u vendos në pronë të tij.
Por, këtë e hedh poshtë drejtoria e Arsimit, pasi që për të pikturuar, u mor leje në drejtorinë e urbanizmit.
Për këtë rast, të rinjtë kanë lajmëruar edhe policinë, e këta të fundit thanë se janë duke e trajtuar me delikatesë.
Murali i dëmtuar e një tjetër i ngjashëm i cili përçon mesazh për një ambient pa mbeturina, ishin realizuar si rezultat i financimit të Gizit gjerman, për ditën e rinisë në Gjakovë më 12 gusht.
Kronikë nga Blerta Ahmeti.