Lajmet e fundit

Mbrëmë është dëmtuar ikona “Kosova10”në Mitrovicë, ikonë që ishte vendosur edhe në nëntë qytete të tjera të Kosovës me rastin e dhjetëvjetorit të Pavarësisë.
Kryetari i Komunës së Mitrovicës Jugore, Agim Bahtiri ka thënë për Klan Kosovën se ky dëmtim i ikonës është shkaktuar nga era që ka fryrë gjatë orëve të mbrëmjes së djeshme.
Por zëdhënësi i Policisë për këtë rajon, Avni Zahiti ka thënë se Policia nuk ka informacione për një gjë të tillë.