Lajmet e fundit

Në rrugën “Meto Bajraktari” në Prishtinë, është dëmtuar një flamur grek në të cilin janë shkruar disa mbishkrime.
Ngjarjen e ka raportuar punëtori i një restoranti që është pronë e një shtetasi grek, thuhet në raportin e policisë.
Nuk raportohet për të arrestuar, ndërsa njësia përkatëse policore është duke hetuar rastin.