Lajmet e fundit

Persona të paidentifikuar kanë dëmtuar sot në mëngjes zyrat e Lëvizjes Vetëvendosje në Dardanë.
Këtë lajm e kanë bërë të ditur Lëvizja Vetëvendosje me anë të një komunikate, njofton Klan Kosova.
Aktivistët, i kanë gjetur sot zyrat në një gjendje me xhama të thyer dhe dysheme të mbushur plot gurë.
Një akt i tillë, nuk po ndodhë për herë të parë karshi kësaj lëvizje. Dëmtimi i zyrave është bërë sigurisht me qëllim të keq dhe motivi është krejtësisht politik.
Vetëvendosje fton policinë që ta zbardhë këtë rast. "Sulmuesve ua bëjmë të qartë se këto imtësira, sado të shëmtuara nuk na ndalojnë as punën, as hovin dhe as qëllimin për të cilin angazhohemi".