Lajmet e fundit

Mozaiku i komandantit legjendar, Adem Jashari, i ndërtuar me gëzhoja të plumbave në kompleksin në Prekaz është dëmtuar.
Për këtë ka njoftuar vet autori i kësaj vepre, Besart Gashi, që atë e kishte ndërtuar me mbi 200 mijë gëzhoja, njofton Klan Kosova.
Gashi ka thënë për klankosova.tv është hera e dytë që veprohet njësoj me këtë mozaik, për çka shprehet i shqetësuar. Ai ka thënë se përsëri do të shkojë në Prekaz për të rregulluar dëmtimet.
“Ky mozaik është i vlefshëm, është i vetmi në botë i këtij lloji, i kësaj madhësie”, ka thënë Gashi.
Duke u shfaqur kritik ndaj institucioneve, Gashi ka thënë se nuk do ta paraqes rastin në polici, përveç që nëse mozaiku i Adem Jasharit dëmtohet përsëri.

