Lajmet e fundit

Flamujt që janë ngritur në Republikën Çeke përpara vizitës së presidentit kinez, Xi Jiping, janë dëmtuar.
Dhjetëra flamuj të varur në Pragë janë dëmtuar me një ngjyrë të zezë gjatë natës, transmeton Klan Kosova.
Lideri kinez pritet të arrijë në Pragë të hënën për një vizitë dyditore përpara se të shkojë në ShBA për bisedime për çështjet bërthamore.
Protestuesit çek të cilët e kundërshtojnë politikën kineze në Tibet kanë paralajmëruar protestë gjatë gjithë vizitës së Jiping.
Ata gjithashtu në afërsi të aeroportit ku do të aterojë aeroplani i presidentit kinez kanë në plan që të ngritin një fotografi gjigante të liderit shpirtëror tibetian, Dalai Lama.
Ky grup e ka akuzuar Kinën për shtypjen e kulturës dhe lirisë së shprehjes në Tibet.
Kurse qeveria kineze thotë se ekonomia e Tibetit është zhvilluar gjithmonë nën sundimin e tyre.