Trajneri i Holandës, Ronald Koeman, e ka konfirmuar që Frenkie de Jong nuk do të marrë pjesë në Euro 2024.
Mesfushori i Barcelonës u mundua që të rikuperohej në kohë për këtë garë, por lëndimi i para dy muajsh sa luante me klub duket të mos i ketë kaluar.
E për këtë, Koemani, ish-lojtar dhe ish-trajner i Barcelonës, e ka thumbuar këtë klub për mënyrën se si e kanë menaxhuar situatën e De Jongut.
“Ai e ka një histori me këtë lëndim. Klubi i tij kishte vendosur që të rrezikonte, dhe tani ky është çmimi të cilin po e paguajmë”, ka thënë Koemani për mediat.
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek euro 2024 dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.