Lajmet e fundit

Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim dhe Bashkimi Evropian kanë bërë gati 22.4 milionë euro për komunat kosovare.
Por, kush do t’i marrë ato, do të varet nga projektet që i kanë të planifikuara dhe do t’i realizojnë kryetarët e komunave gjatë periudhës 2022-2025, njofton Klan Kosova.
Qëllimi i donatorëve është përmirësimi i mëtejshëm i qeverisjes dhe menaxhimi sa më i mirë lokal.
Ndërsa, ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, tha se ky projekt është për një periudhë 4-vjeçare dhe tregon se faza e parë ka rezultuar e suksesshme.
Deri më tani janë financuar 150 projekte që arrijnë shumën e 14 milionë eurove, për periudhën 2018–2021.