Presidenti në ardhje i Kosovës, Hashim Thaçi, ka kujtuar sot, pas 35 vjetësh, demonstratat studentore të 11 marsit të viti 1981, njofton Klan Kosova.
Thaçi ka shkruar se kjo lëvizje “ishte pikënisje e të gjitha demonstratave që u organizuan gjatë këtij viti, me kërkesën kryesore për ta bërë Kosovën Republikë”.
“Kjo demonstratë ishte një shpërthim popullor për liri dhe pavarësi. Ishte një revoltë e popullit tonë e ndrydhur në shumë breza, që më në fund solli edhe përmbysjen e ideologjisë dhe regjimit shtypës të Jugosllavisë”, ka shkruar Thaçi nw llogarinë e tij nw Facebook.
“Ëndrra e brezit 1981 u bë realitet. Kosova sot është e pavarur, e lirë dhe sovrane”.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.