Lajmet e fundit

Ministri i Forcave të Sigurisë së Kosovës, Haki Demolli është takuar me ambasadoren e Gjermanisë, Angelika Viets.
Gjatë takimit, Ministri dhe Ambasadorja diskutuan për bashkëpunimin në mes të Kosovës dhe Gjermanisë dhe për gatishmërinë që ky bashkëpunim të thellohet në të gjitha sferat e interesit të përbashkët.
Ndër të tjera Demolli njoftoi diplomaten gjermane, për aktivitetet ndërkombëtare të FSK-së dhe procesin e transformimit në Forca të Armatosura të Kosovës.
Ambasadorja Viets shprehu gatishmërinë për të vazhduar bashkëpunimin dhe në veçanti mbështetjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës.