Lajmet e fundit

Luljeta Demolli, nga Qendra Kosovare për Studime Gjinore, në Info Magazine të Klan Kosovës ka thënë se është e gabuar qasja që pushimin e lehonisë e konsideron si vetëm të gruas, njofton Klan Kosova.
"Nëse i shohim të gjitha statistikat tregojnë se pushimi i lehonisë nuk ka ndikuar që gruaja të jetë më pak e punësuar. Statistikat e Bankës Botërore e tregojnë këtë".
"Pushimi i lehonisë është i burrit dhe i gruas është i të gjithë familjes".
Ajo poashtu ka thënë se shteti nuk ka politika të qarta për ata që mendojnë të krijojnë familje.
"Qeveria nuk ka ende politika efikase për çiftet e reja".