Lajmet e fundit

Ministri i FSK-së Haki Demolli në emër të Ministrisë dhe Forcë së Sigurisë së Kosovës i ka dërguar një Telegram ngushëllimi , ministres së Mbrojtjes s së Shqipërisë, Mimi Kodheli, me rastin vdekjen në detyrë të dy oficerëve të Forcave Ajrore Shqiptare, pas rrëzimit të helikopterit.
"Me keqardhje morëm lajmin për vdekjen aksidentale e dy oficerëve të Forcave Ajrore të Republikës së Shqipërisë, të dy jetëve të reja, kapiten Florian Deliaj dhe toger Donald Hoxha" .
Më tej, ai ka shprehur edhe dëshirën që ushtaraku i mbijetuar në aksidentin tragjik të Forcave Ajrore shqiptare të shërohet sa më shpejt.
"E nderuara Ministre Kodheli, të mbijetuarit, ushtarakut të nderuar Gerald Baramuça i dëshiroi shërim, si dhe kthim të shpejt në detyrë, për të vazhduar misionin e tij.
"Ne besojmë thellësisht se Ju, ministre Kodheli dhe Forcat e Armatosura shqiptare do të dinë ta përballojnë humbjen e dy oficerë të respektuar" thuhet në fund të telegramit të ngushëllimit, transmeton Klan Kosova, transmeton Klan Kosova.
--