Lajmet e fundit

Ministri i FSK-së Haki Demolli priti sot, një delegacion të Ministrisë së Mbrojtjes të Gjermanisë Federale të prirë nga Sekretari Parlamentar i Shtetit në Ministrinë e Mbrojtjes së Gjermanisë, Markus Grubel.
Demolli e falenderoi delegacionin e Gjermanisë për ndihmat e vazhdueshme që Gjermania po jep për Kosovën dhe në veçanti për FSK-në.
Ai theksoi se një rol të rëndësishëm në këtë drejtim po e luajnë edhe instruktorët Gjermanë që janë në Ministrinë e FSK-së, në NLAT dhe NAT.
Nga ana e tij, Sekretari i Parlamentar i Shtetit në Ministrinë e Mbrojtjes së Gjermanisë, Markus Grubel ka premtuar vazhdimin e bashkëpunimit në mes të dy ministrive dhe FSK dhe Forcave të Armatosura të Gjermanisë në të gjitha fushat e përbashkëta që janë me interes të dyanshëm, si dhe angazhimin për integrimin e FSK-së në strukturat e Evro-Atalntike, transmeton Klan Kosova..