Lajmet e fundit

Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Haki Demolli me ftesë të Ministrit të Mbrojtjes së Hungarisë, István Simicskó po qëndron për vizitë zyrtare në Budapest.
Demolli e Simicskó nënshkruan Marrëveshje Bilaterale të Bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve tona.
Në takimin dy palësh, Demolli e ka falënderuar Ministrin Simicsko dhe nëpërmjet tij shtetin dhe popullin hungarez për përkrahjen e vazhdueshme për Kosovën, institucionet dhe popullin e saj.
Më tej, ministri i Forcës së Sigurisë theksoi se shteti i Hungarisë ka përkrahur Kosovën në të gjitha fazat e përpjekjeve të saj për shtet ndërtim, pastaj njohjen e realitetit të ri, pra njohjen e pavarësisë së Kosovës.
Ai gjithashtu theksoi se Hungaria ka kontribuar në përkrahje të stabilitetit dhe sigurisë në Kosovë e në veçanti duhet çmuar angazhimi i shtetit të Hungarisë në përkrahje të agjendës së Kosovës për anëtarësim në NATO dhe integrim në Bashkimin Evropian, transmeton Klan Kosova.