Lajmet e fundit

Haki Demolli Ministër i Forcës së Sigurisë së Kosovës ka deklaruar sot pas një takimi që pati me ministren shqiptare të mbrojtjes Mimi Kodheli se nuk e përkrah dhunën nga asnjëra palë as nga Qeveria e as Opozita duke shtuar se si zgjidhje të vetme e sheh dialogun.
"Nuk ka zgjidhje me dhunë, me dialog zgjidhen të gjitha problemet" ka shtuar ai.
Demolli ndër të tjera ka potencuar se angazhimi i institucioneve për siguri në protesta nuk e zbeh sigurinë nga terrorizmi, njofton Klan Kosova.