Lajmet e fundit

Grupi parlamentar i Partisë Demokratike nuk do të tërhiqet nga vendimi për raport të kushtëzuar me Kuvendin.
Nga selia blu ku po zhvillohet mbledhja me dyer të mbyllura e grupit parlamentar, mësohet se demokratët do të bllokojnë punimet e seancës plenarë të së enjtes nëse nuk ka reagim nga shumica për kërkesat e tyre, raporton Ora News, përcjellë Klan Kosova.
Edhe në seancën e së premtes, ku u votuan me konsensus aktet nënligjore për dekriminalizimin, PD la sallën e Kuvendit.