Lajmet e fundit

Organizata “Demokracia Studentore”ka zhvilluar një aksion simbolik në shenjë pakënaqësie me gjendjen në Universitetin e Prishtinës.
Kjo organizatë shprehu pakënaqësinë për keqmenaxhimin e Universitetit të Prishtinës, aferat e keqpërdorimit të detyrës zyrtare, shpërlarja e parave në UP përmes OJQ-ve dhe në fund kërkuan dorëheqjen e rektorit Marjan Dema.
Gjatë aktivitetit, DS ishte me disa pankarta ku në disa prej tyre shkruhej “Super Profesoresha Drenusha Krasniqi 13 lëndë në UP, 0 punime shkencore” , “Super Prorektori Faton Berisha, 4 familjarë në UP, 7 vende të punës, 0 cilësi”.
Kryetari i DS-së, Mexhid Ramusa tha se janë mbledhur para rektoratit për t’i kundërshtuar dallaveret që po bëhen në këtë institucion.
Ai shtoi se rektori i UP-së ka shpërlarë para dhe askush nuk e ka ngritur zërin për këtë çështje deri më tani dhe se Policia e Kosovës, sipas tij, i ka ngritur kallëzim penal për 900 mijë euro.