Lajmet e fundit

Ministri i Ministrisë së Zhvillimit Rajonal, Rasim Demiri, deklaroi se e kanë prioritet edhe Veriun e Mitrovicës gjatë konferencës së mbajtur në qendrën mediale në Çagllavicë.
Sipas tij, është në plan që të bëhet një ekuilibër ndërmjet rajoneve nëpër të cilat investojnë ose dhurojnë grante për projekte të ndryshme.
Shqetësim për këtë pjesë të vendit ka shprehur edhe drejtoresha për zhvillim rajonal në veri të Kosovës, Rreze Duli, e cila u shpreh se veriu u vendit është njëri prej rajoneve më të varfra, me papunësi të madhe dhe nuk ka investime kapitale, duke kërkuar kështu që t’u kushtohet më shumë vëmendje.