Lajmet e fundit

Pasi nuk arriti t'i sigurojë shërbimet e Cesar Azpilicueta, Inter është në ndjekje të mbrojtësit tjetër, Merih Demiral, shkruajnë mediet italiane.
Për turkun do të fillojnë negociatat me Atalantën gjatë kësaj jave, ndërsa priorite për Inter gjatë kësaj kohe mbesin edhe Davide Frattesi dhe Romelu Lukaku.
Demiral është bërë pjesë e Serie A nga viti 2019, kur ishte transferuar nga Alanyaspor tek Sassuolo, ndërsa më vonë ishte edhe pjesë e Juventus dhe tani lojtar i Atalanta.