Lajmet e fundit

Mësuesi i akuzuar për përdhunimin e vajzës 11 vjeçare, ka dhënë dhe brenda ditës dy dëshmi kontradiktore.
Ai në sallën e gjyqit në Lushnjë, e ka mohuar se ka abuzuar seksualisht me të miturën. Mirëpo pak orë më vonë, ai e ka pranuar se ka kryer dy herë marrëdhënie seksuale me të në ambientet e shkollës Hysen Malko në Divjakë, shkruan gazeta Panorama.
Fëmijët e mësuesit nga Divjaka, kanë thënë se gjithçka është sajuar nga vajza. Sipas tyre dikush e ka mësuar atë të flasë kundër babait të tyre.