Lajmet e fundit

Ish burri i Demi Moore, Ashton Kutcher, muajin e kalaur është martuar, por si duket kjo gjë nuk e ka brengosur fare aktoren.
52 vjeçarja të hënën në Los Anxhelos, është fotografuar bashkë me një mashkull të panjohur për publikun, transmeton Klan Kosova.
Edhe pse Demi, tërë kohën po mundohej që ta fshihte fytyrën, burri ecte prapa saj me fytyrën e ngrirë sikur nuk e kishte iden se çfarë po ndodhte.
Si gjithmonë aktorja dukej me shumë stil, e veshur e tëra me të zezë.
Sidoçoftë, kjo nuk është një kohë ideale për aktoren.
Kjo sepse muajin e kaluar, është gjetur një trup i një 21 vjeçari në pishinën e shtëpisë së saj.