Lajmet e fundit

Demi Lovato dhe Q-Tip kanë bashkëpunuar në versionin e ri të këngës klasike të Elton John “Don’t Go Breaking My Heart”, për çka e kanë publikuar edhe videoklipin.
Kjo këngë do të përfshihet në projektin e ri të Elton – Revamp, ku janë edhe artistët e tjerë që i kanë ribërë këngët e tij.
“Don’t Go Breaking My Heart” është aq klasike dhe gjithmonë ka qenë rreth meje – nuk do të mundja ta humbasë këtë rast që të punoj rreth kësaj. Elton është ikonë, legjendë dhe jam e nderuar që jam pjesë e Revamp”, ka thënë mes tjerash Demi.