Demi Lovato ka vendosur t’i tregojë të gjitha.
Këngëtarja e “Anyone” e ka postuar në Instagram një fotografi ku është krejtësisht pa grim, duke dashur kështu që t’i tregojë ndjekësve se si duket fytyra e saj e vërtetë.
“Nuk e kam postuar një fotografi pa grim për shumë vite me radhë, por e kuptova qe pasi kam postuar kaq shumë fotografi glamuroze ku jam shumë e grimuar dhe me flokët e stiluara, është shumë e rëndësishme që ta shfaqë atë që fshihet pas krejt kësaj - fytyrën time të vërtetë. Kështu dukem 85% - 90% të kohës”, ka shkruar ajo poshtë fotografisë.
Lovato po ashtu ka lavdëruar disa tipare specifike të fytyrës së saj.
“Krenare për piklat dhe mjekrrën time, por më shumë krenare për veten time që e dua dhe e pranoj veten kështu si jam”.
https://www.instagram.com/p/B89sBZ7BLiM/?utm_source=ig_embed
Këngëtarja ka qenë shumë e hapur kur ka treguar se ka pasë probleme me vetëbesimin, derisa më herët ka postuar fotografi – pa ndërhyrje – me bikine ku edhe ka folur edhe për celulitin e saj.
●●●
LHSHKRIMI NGA
L H
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.