Lajmet e fundit

Demi Lovato ka lëvduar Selena Gomez, pas zbulimit të transplantimit të veshkës.
Këngëtarja 25-vjeçare, foli për miken e saj Selenën, në një shfaqje private në qendër të Los Angeles, në nder të nisjes së albumit të saj të ardhshëm, “Tell Me You Love Me”, transmeton Klan Kosova.
“Unë mendoj se ajo është një femër shumë e fortë”, tha Demi për People. “Unë jam shumë e lumtur dhe krenare për të”.
Demi dhe Selena u takuan për herë të parë kur luanin në “Barney & Friends”.
Selena mori veshkën nga mikja e saj Francia Raisa për shkak të komplikimeve nga beteja e saj më sëmundjen Lupus.