Lajmet e fundit

Këngëtarja 23 vjeçare ka pranuar se dikur kishte përdorur kokainë.
“Nuk mund të duroja më shumë se gjysmë ore deri në një orë pa kokainë, madje e merrja me vete edhe nëpër aeroplane. Në thelb e kontrabandoja atë dhe vetëm prisja deri kur të gjithë personat në klasin e parë të flenin gjumë dhe aty e bëja”, ka thënë ajo për Access Hollywood.
“Po shkoja në aeroport dhe me vete e kisha një shishe Sprite të mbushur vetëm vodka, ndërsa ora ishte vetëm nëntë e mëngjesit. Villja në veturë dhe kjo ishte vetëm pak para se të hyja në aeroplan për t’u rikthyer në Los Angeles, në shtëpinë e kthjellët në të cilën banoja. E kisha ndihmën e të gjithëve, por unë thjesht nuk e doja”, ka shtuar ajo, transmeton Klan Kosova.