Lajmet e fundit

Sipas një studimi të European Food Safety Authority, pirja e 5 esspressove në ditë shkakton shumë dëme në shëndet.
Problemet me zemër, insomnia dhe sulmet e panikut lidhen të gjitha me konsumin e tepruar të kafeinës.
Sipas EFSA shumë njerëz konsumojnë kafeinë pa qenë të vetëdijshëm për dëmet që mund të sjellë.
Gjithashtu limiti i kafeinës te fëmijët dhe gratë shtatëzëna është shumë më i ulët.
Natyrisht që kafeina ka edhe efekte pozitive nëse konsumohet me masë. Sipas këtij raporti, nëse konsumojmë rreth 400mg në ditë, atëherë nuk ka asnjë pasojë në shëndet.
Por nuk është vetëm espresso e dëshmshme për shëndetin, sepse njejtë mund të kemi pasoja edhe nga konsumimi i çokolladës, qajit e pijeve jo alkoolike.
“Nëse e konsumojmë një çokolladë në ora 11:00 një espresso në drekë, një qaj në ora 16:00 dhe një vodka-Red Bull në mbrëmje, sjellë shumë dëme në shëndetin e njeriut”- tha zënvendësi i EFSA për BBC, trasmeton Klan Kosova.