Lajmet e fundit

Dorën ia kanë mbështjellur mirë.
E nënë e 7 vjeçarit Isuf Bajramit, Arifja nga mëngjesi i të premtes po i rri te koka.
Ky vogëlush nga Leqina e Skenderajt iu dashtë ndihma e mjekëve në repartin e kirurgjisë plastike pas lëndimit me mjete piroteknike të premten në mëngjes, njofton Klan Kosova.
E pas këtij incidenti nga i cili po rrezikon humbjen e gishtit thotë se nuk do të argëtohet në këtë mënyrë.
E megjithëse jo me lëndime kaq të renda nga mjetet piroteknike ky nuk është rasti i vetëm që kërkoj ndihme në repartin e emergjencës në QKUK.
E dikush në lagjen 29 të Fushë Kosovës në natën e ndërrimit të motmoteve nuk pësoi me shëndet por mbeti pa strehë.
Në momentin kur shtëpia mori flak aty nuk ishin dy banorët e saj Emran e Shaban Ijseni.
E në këso situate pa kulm mbi kokë këta dy vëllezër të komunitetit ashkali rrinë me shpresën se dikush do tu ndihmoi.
Mundësinë për tu bërë strehë do ta shqyrtoi komuna e Fushë Kosovës. Drejtori i shërbimeve publike Maliq Berisha, i tha Klan Kosovës me telefon se do të mundohet të gjej fonde për ti bërë zgjidhje familjes Ijseni.
Kronikë nga Vullnet Krasniqi.