Lajmet e fundit

Se Lionel Messi është partner i mirë në sulm e ka thënë edhe Ousmane Dembele.
Dhe e gjithë kjo sepse sipas tij pesëherë fituesi i Topit të Artë tërheq vëmendjen e lojtarëve kundërshtarë, shkruan Goal, transmeton Klan Kosova.
“Ai është i jashtëzakonshëm, ta bën lojën më të lehtë”, ka thënë Dembele për Messin.
“Unë i jap topin dhe ai bën gjëra të magjishme. Kur ai është në fushë është më e lehtë për një sulmues, sepse rivalët fokusohen kryesisht në të”.
Të dy edhe Messi edhe Dembele pritet që të kenë rol kyç në skuadrën që drejton Ernesto Valverde kur katalanasit do ta vizitojnë Lyonin në rrethin e parë të 1/8 të Champions League.