Lajmet e fundit
Ylli i Barcelona është i interesuar të mbetet në Camp Nou, ndërsa pranon se do të donte që të luante krah bashkëkombasit të tij në të ardhmen

Ousmane Dembele është i vendosur të mbetet tek Barcelona, duke përjashtuar kështu mundësinë e kalimit tek Arsenal, ndërsa pranon se do që të luajë krah Paul Pogba.
Pasi ka kaluar fazën testuese në Camp Nou, si rrjedhojë e një transferimi goxha të shtrenjtë verën e shkuar, mediat kanë raportuar se ai mund të largohet nga Camp Nou këtë verë.
Emirates Stadium qe përmendur si destinacion i mundshëm për njeriun shërbimet e të cilit Barcelona i bleu për 105 milionë euro vitin e shkuar.
Por Dembele është i vendosur të mbetet në Camp Nou, megjithëse e di se do të ketë konkurrencë të fortë për pozitë titullari, pas transferimit të Arthur dhe Malcom.