Lajmet e fundit

Më mëngjes në zyre të Presidentit shkuan ambasadorët e shteteve të QUINT-it ku iu bashkuan edhe kryeministri, Ramush Haradinaj e kryeparlamentari Kadri Veseli.
Temë kryesore kishin çështjen e Demarkacionit të kufirit me Malin e Zi por se asnjë nga ta nuk deshi të flasë për media, njofton Klan Kosova.
Nga këtu, Haradinaj mblodhi kabinetin qeveritar. Ata votuan për ta tërhequr nga Kuvendi, projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi.
Shefi i ekzekutivit paralajmëroi mbledhje të qeverisë për orët e pasdites ku edhe marrëveshja e Demarkacionit me Malin e Zi u dërgua përfundimisht për votim në Kuvend.
Kronikë e zgjeruar nga Dibran Istrefi.