Lajmet e fundit

Ndonëse është paralajmëruar nga vetë kryetari i Kuvendit procedimi i Marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi duket që as këtë muaj nuk do të dalë në votim para deputetëve.
Kjo pasi kreu i ekzekutivit, Isa Mustafa, ka udhëtuar për në Bruksel ta lusë Bashkimin Evropian të ndërrojë mendje sa i përket demarkacionit, në mënyrë që Kosova të mos e humbë mundësinë për lëvizje të lirë në zonën Schengen.
E një arsye e dytë po shihet edhe mungesa e votave për kalimin e kësaj marrëveshjeje.
Në Qeveri thonë se vendimi për kthimin e Marrëveshjes së Shënjimit të Kufirit me Malin e Zi do të merret pasi kryeministri Mustafa të kthehet në vend.