Lajmet e fundit

Qeveria e Kosovës sot pritet të mblidhet dy herë për marrëveshjen e Demarkacionit me Malin e Zi.
" Në ora 10:00. Rendi i Ditës: ‘Miratimi i kërkesës drejtuar Kuvendit të Republikës së Kosovës për tërheqje të Projektligjit për Ratifikimin e Marrëveshjes për Kufirin Shtetëror në mes të Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi’
"Në ora 16:00. Rendi i ditës: ‘Plotësimi dhe ndryshimi i Projektligjit për Ratifikimin e Marrëveshjes për Kufirin Shtetëror në mes të Republikës së Kosovës dhe Malit te Zi’”, thuhet në dy njoftime dërguar ministrave, transmeton Klan Kosova.