Deputetët e Listës Serbe pritet ta votojnë Demarkacionin me Malin e Zi vetëm si kusht për qeverinë që ta formojë sa më shpejtë Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.
Por, përfaqësuesit e partive opozitare thonë se ata nuk janë të befasuar nga këto marrëveshjet mes anëtarëve të koalicionit të Qeverisë.
Madje zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Frashër Krasniqi, ka thënë për Zërin se Qeveria vazhdimisht i është përshtatur dhe bindur kërkesave të Listës Serbe.
“Duke përmbushur këto kërkesa, Kosova kthehet nën Serbi”, ka thënë Krasniqi.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.