Lajmet e fundit

Ushtruesi i detyrës së Ministrit të Punëve të Jashtme , Emanuel Demaj, ka pritur në një takim të ndarë, ambasadoren e Finlandës në Kosovë, Anne Huhtamäki, si dhe Ambasadoren e Ngarkuar për procesin e dialogut ndërkulturor dhe ndërfetar nga Ministria e Punëve të Jashtme e Finlandës, Pekka Metso.
Në margjina të këtij takimi është diskutuar në lidhje me zhvillimet politike dhe është rikonfirmuar fryma e thellë e bashkëpunimit, mbështetjes dhe miqësisë në mes dy vendeve dhe dy popujve.
Në ndërkohë, temë kryesore e këtij takimi ishte vazhdimi i organizimit të Konferencës për Dialog Ndërfetar në Kosovë.
Demaj është zotuar se do të vazhdojë ta mbështesë organizimin e kësaj Konference, e cila për temë kryesore këtë vit pritet ta ketë rininë, transmeton Klan Kosova.