07.10.2016 · përditësuar para 3586 dite1 min lexim
Veprimtari i madh i çështjes kombëtare, Adem Demaçi, nuk ka arritur të fitojë çmimin Nobel për Paqe, por kjo nuk e ka mërzitur atë.
Çmimin më të rëndësishëm në këtë fushë arriti ta fitojë Presidenti kolumbian, Juan Manuel Santos, për marrëveshjen e paqes me rebelët e FARC-it – marrëveshje kjo e arritur pas katër viteve negociata.
Demaçi në një prononcim të shkurtër për Klan Kosovën menjëherë pas shpalljes së fituesit ka thënë se Manuel Santos e meriton çmimin dhe pohoi se një personalitet i tillë ia vlen ta ketë Nobelin.
Njeriu që ka mbajtur 28 vjet burg në luftën e tij për çlirim e pavarësim të shqiptarëve të Kosovës tha se fakti që nuk fitoi nuk e mërzitë aspak.
Madje Demaçi gjatë tërë kohës është parë i buzëqeshur – edhe pas shpalljes së çmimit.
Ai ka thënë se vitin tjetër do të punojnë më shumë në aspektin e lobimit dhe se presin fitore në 2017, njofton Klan Kosova.
Kosova ka shans të fitojë Nobel të enjten e ardhshme me 13 tetor, pasi që Akademik Rexhep Qosja është i dominuar në Fushën e Letërsisë.
Demaçi është fitues i një tjetër çmimi të rëndësishëm ndërkombëtar. Ai në vitin 1991 kishte fituar Çmimin Sakharov, që u jepet personave që kontribuojnë në lirimin e mendimit.
Këtë imim Demaçi e kishte fituar vetëm tri vjet pasi ish-presidentit të Afrikës së Jugut, Nelson Mandela.
Pos Sakharov, Demaçi ka fituar edhe Çmimin për të drejtat e njeriut nga Universiteti i Oslos, ndërsa shteti i Kosovës e ka shpallur Hero i Kosovës.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.